Artikull
Presidentja e BQE i bëri thirrje Bullgarisë të ruajë financa të qëndrueshme
Premte 24 Korrik 2026 08:40
Premte, 24 Korrik 2026, 08:40
Christine Lagarde
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Angazhimi i Bullgarisë për
të ruajtur financa publike të qëndrueshme është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Këtë e deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine
Lagarde, në përgjigje të një pyetjeje të BTA-së gjatë një konference për shtyp
pas mbledhjes dyditore për politikën monetare në Frankfurt mbi Main.
“Në Bullgari vërehet një
nivel i lartë çmimesh dhe inflacion i lartë. Kjo mund të jetë për shkak të
faktit se disa çmime, të cilat ishin mbajtur të ngrira për një periudhë të
caktuar kohe, tani kanë gjetur vendin e tyre në treg. Kjo nuk është diçka
krejtësisht e pazakontë. Gjithmonë ka dallime midis shteteve anëtare”, komentoi
Lagarde.
Sipas saj, është e
rëndësishme të sigurohet që inflacioni të kthehet në nivele më të pranueshme,
veçanërisht për popullsinë bullgare.
“Ne e monitorojmë eurozonën në tërësi, por i kushtojmë vëmendje edhe dallimeve, dhe kjo aktualisht është padyshim një prej tyre”, shtoi drejtuesja e BQE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva