LAJME

Artikull

I ngarkuar kalimi i automjeteve të lehta nga Bullgaria drejt Turqisë

Premte, 24 Korrik 2026, 09:32

I ngarkuar kalimi i automjeteve të lehta nga Bullgaria drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” është i ngarkuar për automjetet e lehta që dalin nga vendi në drejtim të Turqisë, njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare. Kalimi në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Për të lehtësuar trafikun e automjeteve gjatë udhëtimeve të pritshme në fundjavë, Agjencia Rrugore ka vendosur kufizime të përkohshme për lëvizjen e kamionëve të rëndë me peshë mbi 12 tonë në autostradat “Trakia” dhe “Struma”, si dhe në rrugën që kalon përmes Grykës së Kresnës.

Kufizimet për kamionët do të jenë në fuqi:

  • të premten (24 korrik) nga ora 16:00 deri në 23:00;
  • të dielën (26 korrik) nga ora 15:30 deri në 22:00.

Gjatë këtyre orareve, drejtuesit e mjeteve të rënda që udhëtojnë drejt ose nga Burgasi mund të përdorin si itinerar alternativ rrugën nënballkanike. Në drejtim të pikës kufitare “Kullata” me Greqinë, rruga alternative kalon përmes aksit Simitli – Goce Dellçev deri në fshatin Çuçuligovo, e më pas lidhet me rrugën kryesore pranë fshatit Kullata.

Për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve, në një sërë segmentesh rrugore do të vendoset edhe qarkullim i kthyeshëm (reversiv), me dy korsi në të njëjtin drejtim gjatë orëve me ngarkesën më të madhe të trafikut.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva