SHOQËRI

Artikull

Pasaporta bullgare renditet e 11-ta në botë për mundësitë e udhëtimit

Premte, 24 Korrik 2026, 10:14

Pasaporta bullgare renditet e 11-ta në botë për mundësitë e udhëtimit

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Pasaporta bullgare renditet vetëm një vend pas asaj të Shteteve të Bashkuara për sa i përket atraktivitetit dhe u mundëson mbajtësve të saj të udhëtojnë pa vizë vetëm në dy vende më pak krahasuar me dokumentin amerikan të udhëtimit. Këtë e tregon renditja e Henley Passport Index, e cila prej 20 vitesh vlerëson dhe krahason pasaportat e vendeve të ndryshme.

Pasaporta bullgare zë vendin e 11-të në botë, të cilin e ndan me Rumaninë, dhe siguron qasje pa vizë në 178 shtete.

Renditjen më të ulët pasaporta bullgare e ka pasur në vitin 2006, kur ndodhej në vendin e 29-të. Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) dhe i rendit pasaportat sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa pasur nevojë për vizë.

Në krye të renditjes qëndron Singapori, me akses pa vizë në 193 shtete. Pas tij vijnë Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japonia, me qasje në 188 shtete, ndërsa Suedia renditet më pas me akses në 187 shtete.

Pasaporta e Shteteve të Bashkuara renditet në vendin e 10-të, me qasje pa vizë në 180 vende, që përbën pozicionin më të ulët të saj që nga fillimi i publikimit të kësaj renditjeje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva