Artikull
Dy filma me pjesëmarrje bullgare në programin e Festivalit të Filmit në Venecia
Premte 24 Korrik 2026 11:22
Premte, 24 Korrik 2026, 11:22
FOTO: AP/BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Dy bashkëprodhime me pjesëmarrje bullgare janë përfshirë në përzgjedhjen e edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, njoftojnë organizatorët.
Filmi më i ri i regjisorit gjeorgjian Levan Koguashvili, “Guria”, do të ketë premierën botërore në programin konkurrues Spotlight, njoftoi Qendra Kombëtare e Filmit e Bullgarisë (NFC) dhe producentët nga “Art Fest”. “Guria” është një bashkëprodhim bullgar me pjesëmarrjen e producentit Stefan Kitanov dhe me mbështetjen e NFC-së. Koguashvili e përshkruan filmin si “një histori për njerëz të zakonshëm që jetojnë mes varfërisë dhe autoironisë, trishtimit dhe të qeshurës, pa asnjë politikë”.
Një skenë nga filmi “Guria”
FOTO: nfc.bg
Në festivalin, i cili do të mbahet nga 2 deri më 12 shtator, do të shfaqet edhe një tjetër film me pjesëmarrje bullgare. Filmi është përzgjedhur në programin konkurrues “Horizontet”, shtojnë nga NFC. “Deri në fund të ditës” është një bashkëprodhim i Serbisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.
FOTO: nfc.bg
Filmi i regjisores Jelena Maksimović është përzgjedhur në konkurs dhe do të garojë së bashku me edhe 18 filma të tjerë. Subjekti paraqet dy adoleshentë që, së bashku me qenin e tyre, arratisen nga represioni politik, njoftojnë nga NFC.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva