Artikull
U miratua kuadri i shpenzimeve shtetërore për buxhetin 2026
Premte 24 Korrik 2026 14:11
Premte, 24 Korrik 2026, 14:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi në lexim
të dytë kuadrin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, me të ardhurat,
shpenzimet dhe transfertat e planifikuara, duke parashikuar një deficit prej
5,7%. Për vitin 2026 do të merret borxh i ri shtetëror deri në 10,1 miliardë
euro. Paga minimale mbetet 620 euro.
Pro votuan 125 deputetë nga
grupi “Bullgaria Progresive”, ndërsa kundër votuan 84 deputetë nga grupet e
tjera parlamentare – GERB-SDS, DPS, “Bullgaria Demokratike”, “Po e Vazhdojmë
Ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane”. Nuk pati asnjë abstenim, njofton BTA.
U hodhën poshtë propozimet
e opozitës për ndryshime në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të
projektligjit për buxhetin e shtetit për këtë vit.
Gjithashtu nuk u miratua propozimi i deputetit Angell Georgiev nga partia “Vëzrazhdane”, sipas të cilit 17 milionë euro të parashikuara në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Ukrainën të ridrejtohen për komunitetet bullgare jashtë vendit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva