Artikull
Ballçik hap festivalin "Ditët e Klasikes": 6 mbrëmje me hyrje të lirë
Shtunë 25 Korrik 2026 06:00
Shtunë, 25 Korrik 2026, 06:00
FOTO: balchik.bg
Madhësia e shkronjave
Për të shtatëmbëdhjetin vit radhazi, Ballçiku do të jetë mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar "Ditët e Klasikes", i cili do të mbahet nga 25 deri më 30 korrik në skenën e hapur "Melnicata" në qytetin bregdetar. Në program do të marrin pjesë solistë dhe ansamble muzikore nga Bullgaria, Zvicra, Austria dhe Rumania, njoftojnë nga Komuna e Ballçikut. Të gjitha koncertet do të fillojnë në orën 19:30 dhe hyrja do të jetë e lirë.
Festivali do të hapet më 25 korrik me një koncert të Orkestrës së Harqeve të Dobriçit, me soliste pianisten austriako-bullgare Donka Angëçeva dhe nën dirigjimin e Arto Çifçijan. Në program janë përfshirë vepra të Johann Sebastian Bach, Frédéric Chopin, Franz Liszt, Sergei Rachmaninoff, Richard Addinsell dhe Dmitri Shostakovich.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Tuzlla e Ballçikut, ku balta e limanit dhe metoda egjiptiane bëjnë mrekulli
- Kopshti botanik në Ballçik – një vend tërheqës për çlodhje dhe argëtim
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva