LAJME

Artikull

Presidentja Ilijana Jotova dënoi sulmin në Berlin

Hënë, 27 Korrik 2026, 08:42

Presidentja Ilijana Jotova dënoi sulmin në Berlin

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova shprehu solidaritetin e saj me popullin gjerman dhe keqardhje të thellë, pasi një grua u vra dhe 29 persona të tjerë u plagosën në sulmin ndaj paradës LGBT në Berlin.

"Në këtë moment të vështirë për Republikën Federale të Gjermanisë, shpreh keqardhjen time të thellë dhe solidaritetin me popullin gjerman. Dënoj me vendosmëri çdo akt terrorizmi, dhune dhe ekstremizmi, pavarësisht motiveve të tij", shkroi Presidentja Ilijana Jotova në profilin e saj në Facebook.

Krime të tilla përbëjnë një sulm jo vetëm ndaj jetës njerëzore, por edhe ndaj vlerave themelore mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë tona demokratike – liria, dinjiteti, toleranca dhe sundimi i ligjit, shtoi Presidentja Jotova.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva