LAJME

Artikull

Trafiku për makinat e pasagjerëve nga Serbia në Turqi mbetet i ngarkuar

Hënë, 27 Korrik 2026, 09:28

Trafiku për makinat e pasagjerëve nga Serbia në Turqi mbetet i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kalimi i pikave kufitare "Kapitan Andreevo" për në Turqi dhe "Kallotina" për ata që hyjnë nga Serbia është i ngarkuar në fillim të javës, njoftoi Policia Kufitare.

Trafiku në pikat kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normal. Për shkak të niveleve të ulëta të ujit në lumin Danub, tragetet midis Orjahovo - Beket dhe Svishtov – Zimniç janë pezulluar.

Deri më 30 korrik, për shkak të heqjes së bimësisë buzë rrugës, organizimi i trafikut midis km të 60-të dhe 64-të të autostradës "Hemus" në rajonin e Sofjes në drejtim të Varnës do të ndryshohet përkohësisht, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Deri më 31 korrik, do të zëvendësohen edhe kabinat e pagesës në rrugët e rajonit të Sofjes dhe do të ndryshohet përkohësisht organizimi i trafikut.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva