LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 28 korrik 2026

Do të jetë ngrohtë dhe me diell me reshje lokale të izoluara

Hënë, 27 Korrik 2026, 19:18

Parashikimi i motit për 28 korrik 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°. Për Sofjen, pritet të jetë 16°. Moti me diell do të mbizotërojë gjatë ditës. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, kryesisht mbi rajonet lindore dhe malore dhe do të ketë reshje afatshkurtra në disa vende të izoluara. Do të ketë erëra mesatare deri të forta nga veriperëndimi, në Fushën e Danubit dhe në gjysmën lindore të vendit - nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36°. Në kryeqytet, do të jetë rreth 31°.

Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave rreth dhe pas mesditës dhe kryesisht përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje afatshkurtra. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare nga veriu-verilindja, pas mesditës - nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 30°. Uji i detit është 21-23°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë,  në jug deri në 2-3 ballë.

Në male para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Në vende të izoluara kryesisht në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje afatshkurtra. Do të ketë erëra të forta, përkohësisht të stuhishme përgjatë kreshtës qenrore të malit Stara Pllanina nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 26°, në 2000 m do të jetë rreth 17°.

Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell, në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira mbi male. Era do të jetë nga lindja-verilindja. Temperaturat do të rriten.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva