Hënë 27 Korrik 2026 12:37
Hënë, 27 Korrik 2026, 12:37
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Në raportin e
saj vjetor, Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) përshkruan
rreziqet me të cilat përballet Bullgaria.
Në vend të
parë, shërbimi rendit situatën e ndërlikuar gjeopolitike, konfliktet,
kërcënimet hibride dhe fatkeqësitë natyrore gjithnjë e më të shpeshta si pasojë
e ndryshimeve klimatike.
Sipas DANS-it, mbetet i lartë rreziku i sabotimeve dhe sulmeve kibernetike ndaj objekteve të infrastrukturës kritike në fushat e administratës shtetërore, energjisë, transportit dhe komunikimeve, si nga shtete me qëllime keqdashëse, ashtu edhe nga subjekte joshtetërore, përfshirë organizata kriminale, ekstremiste ose terroriste.
Aktiviteti i shërbimeve të huaja të inteligjencës në vend mbetet “vazhdimisht i lartë”, thuhet në analizën e paraqitur në Parlament. DANS ka dhënë qëndrim negativ për dhënien e shtetësisë bullgare për 25 shtetas të huaj gjatë vitit 2025 për shkak të veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva