Artikull
PSB-ja mbështeti kandidaturën e Ilijana Jotovës për presidente
Hënë 27 Korrik 2026 18:52
Hënë, 27 Korrik 2026, 18:52
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
PSB-ja (Partia Socialiste Bullgare) mbështet pa ekuivok kandidaturën e Ilijana Jotovës për presidente. Këtë e njoftoi lideri i partisë, Krum Zarkov, pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive, e cila e miratoi vendimin njëzëri.
"Ilijana Jotova nuk e ka tradhtuar PSB-në dhe PSB-ja nuk do ta tradhtojë atë. Ne nuk kemi asnjë dyshim se, nëse zgjidhet, Ilijana Jotova do të jetë korrigjuesja e nevojshme, por në të njëjtën kohë nuk do të kërkojë përplasje të panevojshme vetëm për hir të kundërshtimit", theksojnë socialistët. Si argumente në mbështetje të kandidaturës së Jotovës përmenden përvoja e saj ndërkombëtare dhe angazhimet e saj sociale.
Mbrëmjen e 24 korrikut, Ilijana Jotova njoftoi se do të kandidojë për postin e kreut të shtetit në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fund të vjeshtës. Në një intervistë për BNT-në, ajo deklaroi se kandidatura e saj do të propozohet nga një komitet nismëtar, por nuk bëri të ditur emrin e kandidatit të saj për nënpresident.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva