LAJME

Artikull

U diskutua se si të promovohet shpëtimi i hebrenjve bullgarë

Martë, 28 Korrik 2026, 09:01

U diskutua se si të promovohet shpëtimi i hebrenjve bullgarë

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Mundësitë për promovimin e aktit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë edhe përmes industrisë së filmit, janë diskutuar nga Kryeministri Rumen Radev dhe historiani e politikani izraelit Prof. Michael Bar-Zohar Михаел Бар-Зоар. Kjo u njoftua nga Këshilli i Ministrave në faqen e tij në Facebook.

Rumen Radev theksoi kontributin e rëndësishëm të Prof. Bar-Zohar në ruajtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike lidhur me këtë akt human të Bullgarisë, si dhe në parandalimin e shtrembërimit dhe minimizimit të tij nga ideologji dhe narrativa tendencioze.

Të dyja palët ndanë qëndrimin se shpëtimi i hebrenjve bullgarë është një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit dhe tolerancës në Evropë dhe se është e rëndësishme që kjo histori të tregohet më gjerësisht dhe të njihet më mirë edhe në nivel ndërkombëtar.

 

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva