LAJME

Artikull

Trafiku transit nga Evropa drejt Turqisë mbetet i ngarkuar përmes vendit

Martë, 28 Korrik 2026, 09:32

Trafiku transit nga Evropa drejt Turqisë mbetet i ngarkuar përmes vendit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi është i rënduar në pikën kufitare “Kallotina” në kufirin me Serbinë, në hyrje të automjeteve të lehta. Në dalje nga vendi, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, trafiku i automjeteve të lehta është gjithashtu intensiv, njoftoi të martën në mëngjes Policia Kufitare.

Kalimi në pikat e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë në 25 aksidentet e rënda rrugore që kanë ndodhur në vend. Të plagosur kanë mbetur 33 persona.

Që nga fillimi i muajit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 46 persona. Që nga fillimi i vitit, numri i viktimave në të ashtuquajturën “lufta në rrugë” ka arritur në 264.

Të lënduarit nga aksidentet rrugore gjatë këtij muaji janë 804, ndërsa që nga fillimi i vitit numri i tyre ka arritur në 4 565.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave është rritur me 33 persona, njofton Policia Rrugore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva