Artikull
Parashikimi i motit për 29 korrikun
Deri në fund të javës na presin ditë të ngrohta
Martë 28 Korrik 2026 18:04
Martë, 28 Korrik 2026, 18:04
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 21°. Për Sofjen pritet të jenë rreth 15°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite edhe i nxehtë. Në zonat malore do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Era do të orientohet nga lindja-juglindja, ndërsa në rajonet lindore do të jetë e dobët deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36°. Në kryeqytet do të jenë rreth 31°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 29°. Temperatura e ujit të detit është 20-24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male moti do të jetë me diell; pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, ndërsa në kreshtën qendrore të malit Stara Pllanina përkohësisht edhe erë e stuhishme nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi mbi nivelin e detit do të jetë rreth 25°, ndërsa në 2000 m rreth 16°.
Të enjten moti do të jetë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites mbi zonat malore do të ketë vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në rajonet lindore - erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva