Artikull
Krahasuar me një vit më parë, paratë për jetesën janë rritur me 6,1%
Martë 28 Korrik 2026 11:38
Martë, 28 Korrik 2026, 11:38
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të ardhurat neto mujore të nevojshme për mbajtjen e një familjeje me tre anëtarë arrijnë në 1491 euro në muaj. Për një person që punon dhe jeton vetëm, shuma e nevojshme është 828 euro. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) për tremujorin e dytë të vitit.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit, shpenzimet e nevojshme për jetesë janë rritur me 1,3%, ose me më shumë se 18 euro, deklaroi kryeekonomisti i sindikatës, Ljubosllav Kostov. Në bazë vjetore, rritja është 6,1%, që përkthehet në 84 euro më shumë për një familje me tre anëtarë dhe 48 euro më shumë për një person të punësuar.
Ivanova tërhoqi vëmendjen se numri i personave të siguruar që punojnë me orar të plotë është 2 161 000. Nga këta, 11,3% ose 244 000 persona marrin pagën minimale.
Gjithashtu, 307 000 persona punojnë me kohë të pjesshme dhe sigurohen mbi bazën e pagës minimale, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva