Artikull
Primadona e Metropolitan Opera, Ermonela Jaho, do të këndojë në Varna
Mërkurë 29 Korrik 2026 06:00
Mërkurë, 29 Korrik 2026, 06:00
FOTO: tmpcvarna.com
Madhësia e shkronjave
Primadona e Metropolitan Opera, Ermonela Jaho, ndodhet për herë të parë në Bullgari për të kënduar në festivalin "Opera në Teatrin Veror të Varnës". Më 29 korrik, në orën 21:00, ajo do të prezantohet me një program të fuqishëm me pjesë nga Verdi, Puccini, Cilea dhe kompozitorë të tjerë, nën drejtimin e dirigjentit pasionant Jacopo Sipari Di Pescasseroli, njofton në Instagram Opera Shtetërore e Varnës.
Ermonela Jaho ka lindur në Shqipëri dhe ka studiuar këndim në Konservatorin e Tiranës dhe në “Santa Cecilia” në Romë. Pas përfundimit të studimeve, ajo fitoi një sërë konkursesh që i hapën rrugën një karriere profesionale ndërkombëtare, shtojnë nga Qendra e Festivaleve dhe Kongreseve në Varna.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva