Artikull
Trafiku mbetet intensiv për automjetet që hyjnë në Bullgari në PKK “Kallotina”
Mërkurë 29 Korrik 2026 09:38
Mërkurë, 29 Korrik 2026, 09:38
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kalimi në pikën kufitare
“Kallotina” me Serbinë është i ngarkuar për automjetet e lehta që hyjnë në
Bullgari, njoftoi Policia Kufitare. Për shkak të masave të kontrollit sanitar,
është vonuar kalimi nga Bullgaria drejt Greqisë në vendkalimin “Makaza”.
Trafiku në pikat e tjera kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut,
Serbinë dhe Rumaninë është normal për këtë periudhë të vitit.
Tre persona kanë humbur
jetën në 26 aksidente të rënda rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa
31 persona janë plagosur, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, 50
persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në Bullgari, ndërsa që nga
fillimi i vitit numri i viktimave ka arritur në 268. Të plagosurit nga
aksidentet rrugore këtë muaj janë 831, ndërsa nga fillimi i vitit 4592.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i viktimave në rrugë
është rritur me 36 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 136 zjarre. Prej tyre, 107 kanë qenë pa dëme materiale dhe kanë përfshirë bar të thatë, ara të korrura dhe depo mbetjesh. Nuk raportohet për persona të lënduar, njoftoi Drejtoria e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva