Artikull
Festivali letrar “Deti i Librave” rikthehet në Varna
Enjte 30 Korrik 2026 13:57
Enjte, 30 Korrik 2026, 13:57
FOTO: moreotknigi.eu
Madhësia e shkronjave
Takimi mes librave dhe lexuesve të tyre e bën leximin një pjesë të rëndësishme të jetës verore të Varnës. Nga 31 korriku deri më 9 gusht 2026, zona këmbësore në zemër të kryeqytetit detar të Bullgarisë do të shndërrohet në një skenë të hapur letrare me festivalin “Deti i Librave”.
Shoqata “Libri Bullgar” njofton se më shumë se 70 shtëpi botuese bullgare, premiera letrare dhe takime me autorë do t’i presin banorët dhe vizitorët e Varnës në bulevardin “Knjaz Boris I”. Vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë titujt më të rinj të tregut bullgar të librit, të njihen me katalogët e shtëpive botuese pjesëmarrëse dhe të takohen personalisht me shkrimtarë dhe përkthyes.
FOTO: BTA
Zemra e festivalit do të jetë sërish skena e
posaçme e Programit Kulturor, ku do të zhvillohen promovime të librave të rinj,
takime me autorë të njohur bullgarë, diskutime, lexime publike dhe aktivitete
të ndryshme. Do të prezantohen si emra të afirmuar, ashtu
edhe zëra të rinj të letërsisë bullgare
FOTO: Bashkia e Varnës
Një nga qëllimet e festivalit është të nxisë dialogun për promovimin e leximit dhe të kulturës bashkëkohore. Kombinimi i panairit të madh të botimeve me programin e pasur kulturor e bën “Detin e Librave” ngjarjen më të madhe letrare në bregdetin bullgar të Detit të Zi.
FOTO: BTA
Organizator i festimeve letrare është shtëpia botuese “Carrot”, në partneritet me Bashkinë e Varnës dhe Shoqatën “Libri Bullgar”. Informacioni më i fundit për shtëpitë botuese pjesëmarrëse dhe programin e plotë kulturor mund të gjendet në faqen zyrtare të festivalit.
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva