LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 30 korrik 2026

Moti mbetet i ngrohtë dhe i nxehtë

Mërkurë, 29 Korrik 2026, 19:00

Parashikimi i motit për 30 korrik 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 14°C. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në rajonet lindore herë pas here mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 36°C. Në kryeqytet priten rreth 31°C. 

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është 23-24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë. 

Në zonat malore moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët më të larta përkohësisht e fortë nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C. 

Të premten moti do të mbetet pa ndryshime të ndjeshme. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimalet do të jenë ndërmjet 32 dhe 37°C, ndërsa në bregdet rreth 30°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva