LAJME

Artikull

Shteti shpalli kompani të “Lukoil”-it objekte me rëndësi për sigurinë kombëtare

Mërkurë, 29 Korrik 2026, 13:53

Shteti shpalli kompani të “Lukoil”-it objekte me rëndësi për sigurinë kombëtare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Ekonomisë arriti të përgatisë një ligj të përshtatshëm, i cili po shqyrtohet me procedurë të jashtëzakonshme në parlament, për të garantuar funksionimin e besueshëm e të pandërprerë të rafinerisë në Burgas, tha Kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në një mbledhje me dyer të mbyllura, qeveria ka shpallur kompanitë “Lukoil Aviation Bulgaria” dhe “Lukoil Bulgaria Bunker” si objekte të lidhura me sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Aleksandër Pulev, raportoi BTA.

Vendimi është pjesë e një plani antikrizë për garantimin e kontrollit operacional mbi këto kompani dhe për parandalimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në funksionimin e rafinerisë dhe tregut të karburanteve.

“Qeveria respekton pronën private dhe interesat private, por udhëhiqet para se gjithash nga interesi i qytetarëve bullgarë, familjeve bullgare dhe konsumatorëve”, theksoi zëvendëskryeministri.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva