Artikull
Niveli i ulët i Danubit zbuloi mbetje mamuthi pranë Rjahovos
Mërkurë 29 Korrik 2026 18:11
Mërkurë, 29 Korrik 2026, 18:11
FOTO: BTA / arkiv
Madhësia e shkronjave
Për shkak të nivelit të ulët të ujërave të Danubit pranë fshatit Rjahovo, në rajonin e Ruses, janë zbuluar mbetje të një mamuthi. Specialistë nga Ekomuzeu i Ruses do t’i transportojnë kockat dhe do të fillojnë analizimin e gjetjeve të zbuluara, njoftoi korrespondentja jonë në Ruse, Asja Pençeva.
Sinjali për mbetje të një gjitari të madh me feçkë (proboscidian) në shtratin e Danubit është dhënë nga një banor i fshatit Rjahovo. Sipas drejtorit të Muzeut Historik Rajonal, prof. Nikollaj Nenov, deri më tani janë identifikuar një nofull e poshtme, dy brirë dhe ndoshta një brinjë.
Fotografia është ilustruese
FOTO: Pixabay
“Ne kemi të dhëna nga vëzhgimet e studiuesve të viteve të mëparshme, të cilët mendonin se aty mund të kishte mbetje të tilla. Sot aty është Danubi, por në mijëvjeçarët e kaluar ka gjasa që të ketë ekzistuar një kënetë”, komentoi ai.
Në Ekomuzeun me Akuarium në Ruse ruhen mbetje të tre llojeve të mamuthëve, të cilët kanë banuar në këtë rajon mijëra vjet më parë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva