Artikull
Rëndohet kalimi në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”
Enjte 30 Korrik 2026 09:27
Enjte, 30 Korrik 2026, 09:27
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Trafiku i automjeteve të lehta është i dendur në orët e mëngjesit në pikën kufitare “KalLotina” me Serbinë në hyrje të Bullgarisë dhe për automjetet që dalin drejt Turqisë nëpërmjet “Kapitan Andreevo”, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Qarkullimi në pikat dhe kalimet e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normal.
Deri në orën 15:00 të datës 30 korrik, qarkullimi në një segment të autostradës “Trakia” në rajonin e Pazarxhkut do të zhvillohet gradualisht vetëm në një korsi për shkak të punimeve të pastrimit. Midis kilometrave 61 dhe 66, qarkullimi në korsinë e parakalimit do të kufizohet etapë pas etape, ndërsa automjetet do të kalojnë në korsinë aktive, njoftojnë nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva