LAJME

Artikull

TPOC hyn në koncesionin për kërkimin e gazit në Detin e Zi bullgar

Enjte, 30 Korrik 2026, 10:45

TPOC hyn në koncesionin për kërkimin e gazit në Detin e Zi bullgar

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

“Shell Exploration and Production” do të mund të transferojë 33 për qind të të drejtave dhe detyrimeve të saj sipas lejes për kërkimin dhe studimin e naftës dhe gazit natyror në zonën “Blloku 1-26 Han Tervel”, vendosi Këshilli i Ministrave. Nga shërbimi për shtyp i qeverisë njoftuan se mbajtësi i ri i të drejtave, i cili i bashkohet kërkimeve, është “Turkish Petroleum Overseas Company Limited” (TPOC). Pas transferimit të pjesshëm, “Shell” do të zotërojë tashmë një pjesëmarrje prej 42 për qind në aktivitetet e kërkimit, TPOC fiton 33 për qind, ndërsa OMV zotëron 25 për qind.


“Blloku 1-26 Han Tervel” ndodhet në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi. Kontrata për kërkimin në këtë territor është nënshkruar në dhjetor të vitit 2025 me “Shell Exploration and Production”. Në prill të vitit 2026, mbajtësi i lejes transferoi 25 për qind të të drejtave dhe detyrimeve të tij sipas lejes te “OMV Petrom” – Rumani.


Qeveria miratoi gjithashtu që “Bulgartransgaz” të kryejë një studim paraprak për ndërtimin e një gazsjellësi për karburante të NATO-s në territorin e Bullgarisë, i cili do të lidhë Greqinë dhe Turqinë me Rumaninë. Financimi prej 10 milionë eurosh sigurohet nga NATO.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski