Artikull
Shumica qeverisëse ruan një epërsi të rehatshme elektorale
Enjte 30 Korrik 2026 12:10
Enjte, 30 Korrik 2026, 12:10
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qeveria hyn në 100 ditët e saj të para me një bilanc pozitiv në vlerësimet publike, por edhe me një shkallë të lartë polarizimi, tregon një sondazh përfaqësues i agjencisë "Alpha Research", i zhvilluar ndërmjet 17 dhe 23 korrikut.
Për bTV, sociologia Borjana Dimitrova tha se 42% e të anketuarve japin një vlerësim pozitiv për punën e kabinetit, ndërsa 33% – një vlerësim negativ. Besim te kryeministri Rumen Radev kanë 48%, kundrejt 31% mosbesim. Sondazhi regjistron gjithashtu besim të lartë ndaj presidentes Ilijana Jotova. Sipas të dhënave, ajo merr 50% miratim kundrejt 29% mosmiratim dhe, për momentin, është politikania me vlerësimin më të lartë në vend.
Shqetësimet më serioze të qytetarëve mbeten rritja e çmimeve, korrupsioni, shëndetësia dhe siguria rrugore. "Thembra e Akilit e qeverisë janë politikat konkrete për zgjidhjen e problemeve të përditshme të njerëzve", komentoi Dimitrova.
41,6% është mbështetja për "Bullgaria Progresive" në rast të zgjedhjeve parlamentare. Të dytët janë GERB me 13,1%. Në vendin e tretë është "Vazhdojmë Ndryshimin" me 6,6%, ndërsa "Bullgaria Demokratike" është e katërta me 6,1%. DPS është e pesta me 5,2%, ndërsa "Vëzrazhdane" gëzon mbështetje prej 4%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski