Artikull
Parashikimi i motit për 30 korrik 2026
Fundi i javës së punës do të jetë i nxehtë
Enjte 30 Korrik 2026 19:15
Enjte, 30 Korrik 2026, 19:15
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 21°C. Për Sofjen pritet të jenë 16°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36°C. Vlerat maksimale do të jenë më të ulëta përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në kryeqytet do të jenë rreth 32°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 29°C. Temperatura e ujit të detit është 24–25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 metra do të jetë rreth 18°C.
Të shtunën moti mbetet i ngrohtë dhe i nxehtë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 36–38°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski