LAJME

Artikull

Pasagjeri i njëmiliontë i Aeroportit të Burgasit këtë vit mbërriti nga Polonia

Enjte, 30 Korrik 2026, 15:30

Pasagjeri i njëmiliontë i Aeroportit të Burgasit këtë vit mbërriti nga Polonia

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Aeroporti i Burgasit priti më 30 korrik pasagjerin e tij të njëmiliontë për vitin 2026. Ai mbërriti me një fluturim nga qyteti polak Katovice, së bashku me edhe 150 pasagjerë të tjerë. Avioni u prit me një përshëndetje ujore nga mjetet zjarrfikëse, ndërsa pasagjerja e njëmiliontë – Agnieszka Hollingsworth nga Polonia – mori dhurata dhe një tortë të përgatitur posaçërisht. Agnieszka Hollingsworth tha se e kishte zgjedhur Bullgarinë për pushimet e saj për shkak të plazheve të bukura. Ajo theksoi se e viziton vendin për herë të parë dhe falënderoi për mikpritjen e ngrohtë, njofton BTA.


Pasagjeri i njëmiliontë i Aeroportit të Burgasit këtë vit mbërriti nga Polonia

FOTO: BTA

Këtë vit aeroporti arrin pragun e një milion pasagjerëve të shërbyer një ditë më herët krahasuar me vitin 2025. Ky është një sinjal shumë i mirë për zhvillimin e trafikut dhe na jep arsye të presim që do të ruajmë nivelet e mëparshme, madje është e mundur edhe t’i tejkalojmë ato, tha para mediave drejtori i aeroportit, Vasil Atanasov.

Ai theksoi se, pavarësisht prirjes pozitive, sektori vazhdon të përballet me sfida. Sipas tij, situata gjeopolitike vazhdon të ndikojë në trafikun ajror, ndërsa çmimet e larta të karburantit reflektohen gjithashtu në produktin e aviacionit dhe në fluksin e pasagjerëve.

Gjatë sezonit aktual veror, Aeroporti i Burgasit shërben mbi 70 destinacione. Atanasov vuri në dukje se këtë vit pritet një rënie në tregun gjerman për shkak të numrit të reduktuar të fluturimeve, por tregjet tradicionalisht të forta, si Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, ruajnë nivele të larta, ndërsa në tregun britanik regjistrohet një rritje prej rreth 5%. Rritje dyshifrore ka edhe te pasagjerët nga Hungaria dhe Irlanda. Edhe këtë vit, numri më i madh i turistëve vjen nga Polonia, shtoi drejtori i aeroportit.

Pasagjeri i njëmiliontë i Aeroportit të Burgasit këtë vit mbërriti nga Polonia

FOTO: BTA

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski