Artikull
Në vend të uljes së çmimit të gazit – një kërkesë për një rritje prej 4.5%
Enjte 30 Korrik 2026 16:06
Enjte, 30 Korrik 2026, 16:06
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bulgargaz kërkoi një rritje prej 4.5% të çmimit të gazit natyror për gushtin në vend të uljes së planifikuar fillimisht prej rreth një për qind në takimin e hapur të sotëm të rregullatorit të energjisë, raportoi gazetarja jonë Julijana Kornazheva. Arsyeja për çmimin e propozuar prej 39.43 euro/MWh është se për shkak të riparimeve të planifikuara, kompania azere, e cila është furnizuesja jonë kryesore, nuk mund të dorëzojë plotësisht sasitë sipas kontratës afatgjatë. Sasitë që mungojnë planifikohet të dorëzohen nga Turqia.
"Në sfondin e situatës ndërkombëtare, çmimi i propozuar i Bulgargaz mbetet i favorshëm për konsumatorët në vendin tonë. Një faktor shtesë që i lehtëson klientët është se konsumi i termocentraleve në verë është më i ulët dhe çmimi i ri nuk do t'i ndikojë ndjeshëm ata", komentoi kryetari i rregullatorit të energjisë, Pllamen Mlladenovski.
Komisioni Shtetëror për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit do të marrë një vendim përfundimtar për çmimin e gazit natyror për gushtin nesër.
Redaktoi: Miglena Ivanvova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva