Artikull
Përfundimisht: Hiqet kufizimi për numrin e qendrave të votimit jashtë BE-së
Enjte 30 Korrik 2026 18:12
Enjte, 30 Korrik 2026, 18:12
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi Popullor miratoi në lexim të dytë heqjen e kufizimit prej deri në 20 qendra votimi jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo u bë me votat e "Bullgarisë Progresive", DPS-së, "Bullgarisë Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë Ndryshimin". Kundër votuan GERB-SDS dhe "Vëzrazhdane".
Votimi plotësisht me makina do të zhvillohet në qendrat e votimit me mbi 300 votues, vendosën gjithashtu deputetët, njofton BTA.
Nuk u miratua propozimi i Petër Petrovit nga "Vëzrazhdane" për vendosjen e një kriteri arsimor, me minimumin e arsimit bazë të përfunduar, për anëtarët e komisioneve të votimit, raportoi BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva