Artikull
Boroveci pret Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit "Dr. Emill Iliev"
Premte 31 Korrik 2026 06:00
Premte, 31 Korrik 2026, 06:00
FOTO: doctorjazzfest.com
Madhësia e shkronjave
Nga 31 korriku deri më 4
gusht, në resortin Borovec
në malin Rilla
do
të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Xhazit "Dr. Emil Iliev". Në
pesë mbrëmje, duke filluar nga ora 19:00 dhe me hyrje të lirë, në një skenë të
vetme do të performojnë muzikantë nga Bullgaria, Zvicra, Spanja, Kameruni dhe
Franca.
Të ftuarit specialë këtë
vit janë Big Band Bllagoevgrad, The Eastern Quartet (Zvicër), Vinsen Garcia
(Spanjë), Richard Bona Trio (Kamerun/Francë) dhe të tjerë.
Përveç koncerteve, publiku do të ketë mundësinë të takohet edhe me shkrimtaren e njohur bullgare Zdravka Evtimova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva