KULTURË

Artikull

Ekspozita "Rasti Petër Daçev" rizbulon një mjeshtër të harruar bullgar

Premte, 31 Korrik 2026, 16:01

Ekspozita "Rasti Petër Daçev" rizbulon një mjeshtër të harruar bullgar

FOTO: sghg.bg

Madhësia e shkronjave

Deri në fund të muajit gusht, në Galerinë e Artit të Qytetit të Sofjes mund të vizitohet një ekspozitë që paraqet krijimtarinë mbresëlënëse të Petër Daçevit, një prej shumë artistëve të harruar në artin bullgar. Ekspozita "Rasti Petër Daçev", e organizuar me rastin e 130-vjetorit të lindjes së artistit, është pjesë e një projekti të galerisë që synon të rikthejë tablonë komplekse të artit bullgar ndërmjet dy luftërave botërore.

Ekspozita "Rasti Petër Daçev" rizbulon një mjeshtër të harruar bullgar

FOTO: sghg.bg

Ekspozita mbledh më shumë se 200 vepra dhe tregon se si është zhvilluar natyra krijuese e artistit në periudha të ndryshme të jetës së tij. Periudha e parë, simboliko-ekspresioniste, paraqitet përmes ekspozitës së tij personale të vitit 1924, e cila tërhoqi vëmendjen e bashkëkohësve të tij. Periudha e dytë përfshin vepra të krijuara gjatë qëndrimit pothuajse dhjetëvjeçar të artistit në Stamboll. Rrugë, porte, tregje, panorama arkitekturore dhe figura njerëzore ndërtojnë imazhin e një qyteti dinamik dhe shumëplanësh. Periudha e tretë tregon se si ndryshoi stili i Daçevit gjatë kohës së socializmit, nën ndikimin e realizmit socialist.

"Rasti Petër Daçev" ofron një këndvështrim të ri mbi një autor, krijimtaria e të cilit vazhdon të ngrejë pyetje mbi kufijtë e modernizmit bullgar dhe mbi rrugët kulturore të artistëve tanë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva