Artikull
Klima e biznesit po përmirësohet, ndërsa inflacioni po ulet
Premte 31 Korrik 2026 08:49
Premte, 31 Korrik 2026, 08:49
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në Bullgari u rrit në korrik me 0,7 pikë krahasuar me muajin e mëparshëm, duke arritur në 16,8%. Rritje e treguesit është regjistruar në industri dhe ndërtimtari, ndërsa në sektorin e shërbimeve është vërejtur rënie, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Problemet kryesore me të cilat përballet biznesi në vend mbeten mungesa e fuqisë punëtore dhe mjedisi ekonomik i pasigurt. Pjesa më e madhe e sipërmarrësve presin që çmimet e shitjes të mbeten të pandryshuara gjatë tre muajve të ardhshëm.
Treguesi i përbërë “klima e biznesit në industri” u rrit me 1,1 pikë, duke arritur në 17,2%. Në sektorin e ndërtimit, klima e biznesit u rrit me 4,5 pikë, në 15,6%. Në tregti, treguesi pothuajse mbeti në të njëjtin nivel si në qershor, duke kaluar nga 27,3% në 27,2%.
Në sektorin e shërbimeve, sipërmarrësit deklarojnë se klima e biznesit është përkeqësuar me 2,8 pikë, duke zbritur në 7%.
Inflacioni vjetor në Bullgari gjithashtu është ngadalësuar në 4,4% gjatë muajit korrik, sipas vlerësimit paraprak të shpejtë të Institutit Kombëtar të Statistikave. Kjo përfaqëson një ulje prej 1% krahasuar me muajin qershor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva