Artikull
Të premten në mëngjes, trafiku më i ngarkuar është në PKK “Kallotina”
Premte 31 Korrik 2026 09:33
Premte, 31 Korrik 2026, 09:33
PKK "Kallotina"
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina” është i ngarkuar, njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare. Në kufirin me Turqinë, në pikën “Kapitan Andreevo”, kalimi i automjeteve të lehta në hyrje dhe dalje është intensiv. Edhe në kufirin me Serbinë, në pikën “Kallotina”, qarkullimi i automjeteve të lehta në të dy drejtimet është i shtuar.
Kalimi është normal në të gjitha pikat e tjera kufitare dhe kalimet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë.
Për të rritur sigurinë dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë orëve të pikut, më 31 korrik (e premte) dhe më 2 gusht (e diel), do të kufizohet në të dy drejtimet lëvizja e mjeteve të rënda mbi 12 tonë në autostradat “Trakia” dhe “Struma”, si dhe në rrugën që kalon përmes Grykës së Kresnës. Kufizimi do të jetë në fuqi të premten nga ora 16:00 deri në 23:00, ndërsa të dielën nga ora 15:30 deri në 22:00.
Nga ora 22:00 të premten deri në orën 01:00 të datës 1 gusht do të përditësohet sistemi elektronik për mbledhjen e tarifave rrugore. Gjatë këtij intervali mund të ketë vështirësi në blerjen e vinjetave dhe kartave të itinerarit, paralajmërojnë nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva