TURIZËM

Artikull

Një alternativë e leverdishme për francezët:

Pushimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi

Shtunë, 1 Gusht 2026, 07:00

Pushimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi

FOTO: tf1info.fr

Madhësia e shkronjave

Një reportazh i posaçëm, kushtuar turizmit veror, tërhoqi vëmendjen ndaj vendit tonë në Francë. Një nga televizionet e mëdha franceze (TF1) prezantoi resortin Sllënçev Brjag, duke e përshkruar si një vend me plazhe ranore që shtrihen me kilometra dhe me shërbim të nivelit të lartë për dukshëm më pak para sesa në Rivierën Franceze, e njohur për francezët.

Pushimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi

FOTO: tf1info.fr

Mungesa e mbingarkesës turistike, pranimi i euros dhe lidhja e mirë ajrore midis Bullgarisë dhe Francës (transportuesi kombëtar ajror ka nga dy fluturime në ditë drejt kryeqytetit Paris), janë ndër arsyet kryesore pse gjithnjë e më shumë turistë francezë, të cilët kërkojnë qetësi dhe atmosferë autentike, zgjedhin ta kalojnë pushimin e tyre pikërisht në vendin tonë.

Pushimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi

FOTO: tf1info.fr

Shihni videon këtu:


Redaktoi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski