TURIZËM

Artikull

Në këmbë në një nga zonat emblematike të Sofjes gjatë gjithë muajit gusht

Shtunë, 1 Gusht 2026, 08:00

Në këmbë në një nga zonat emblematike të Sofjes gjatë gjithë muajit gusht

FOTO: facebook.com/sofiamunicipality

Madhësia e shkronjave

Muaji gusht në Bullgari zakonisht është i nxehtë dhe i mërzitshëm, veçanërisht për ata që duhet të jenë në vendin e tyre të punës në qytetin e madh. Prandaj, çdo ide se si ta kalojnë një pasdite interesante dhe emocionuese është më se e mirëpritur. Mundësinë për të qenë jashtë me miqtë dhe për të ndier ritmin e Sofjes në një nga vendet më emblematike – bulevardi qendror "Car Osvoboditell", pa u shqetësuar nga trafiku, do ta kenë banorët dhe vizitorët e kryeqytetit gjatë të gjitha ditëve të pushimit të muajit.

Zona këmbësore do të përfshijë hapësirën rreth Akademisë Bullgare të Shkencave, Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov", Pallatit Mbretëror, Kopshtit të Qytetit dhe Sheshit "Knjaz Aleksandër I", dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 06:00 e mëngjesit të së shtunës deri në orën 22:00 të së dielës.

Në këmbë në një nga zonat emblematike të Sofjes gjatë gjithë muajit gusht

FOTO: facebook.com/sofiamunicipality

Nisma e Bashkisë së Kryeqytetit synon si të nxisë përdorimin më aktiv dhe më të lirë të hapësirave publike, ashtu edhe të tërheqë vëmendjen serioze të të gjithëve ndaj pasurisë mbi të cilën ecin në këtë pjesë të qendrës së qytetit – kalldrëmet e verdha, të shpallura dhe të njohura si vlerë kulturore e paluajtshme.



Redaktoi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski