Artikull
99 pretendentë për të transformuar shkollën teknike të tekstilit në Gabrovo
Dielë 2 Gusht 2026 07:00
Dielë, 2 Gusht 2026, 07:00
FOTO: cjcenter.gabrovo.bg
Madhësia e shkronjave
99 koncepte ideore për Qendrën e ardhshme "Kristo dhe Zhan-Klod" janë dorëzuar në konkursin arkitekturor për rindërtimin dhe rikonstruksionin e ish-shkollës teknike të Tekstilit në Gabrovo. Qëllimi është që ndërtesa të shndërrohet në një qendër të artit bashkëkohor të nivelit botëror, e cila së bashku me Muzeun e Humorit dhe Satirës, që ndodhet aty pranë, të formojë një kompleks kulturor pranë lumit Jantra.
FOTO: cjcenter.gabrovo.bg
Një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë në mënyrë anonime projektet e paraqitura dhe do të zgjedhë pesë më të mirat, autorët e të cilave do të marrin një çmim prej 20 000 eurosh secili. Pritet që kjo të ndodhë gjatë muajit gusht, njoftoi iniciatorja e konkursit dhe drejtoresha e Muzeut të Humorit dhe Satirës, Margarita Dorovska.
Ideja për krijimin e një qendre të tillë në qytetin e lindjes së Hristo Javashiev, Gabrovo, daton që nga viti 1992.
Redaktoi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski