Artikull
Tur-operatorët shprehin shqetësim në lidhje me sigurinë rrugore në vend
Dielë 2 Gusht 2026 08:00
Dielë, 2 Gusht 2026, 08:00
FOTO: Facebook/ABTTA
Madhësia e shkronjave
Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjentëve Turistikë Bullgarë (ABTTA) i dërgoi një letër zyrtare kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Turizmit. Në të, ata kërkojnë ndërmarrjen urgjente të veprimeve që do të rrisin sigurinë rrugore në rrjetin rrugor të vendit.
"Siguria e qarkullimit nuk është vetëm një çështje transporti apo policie. Ajo është pjesë e cilësisë së produktit turistik dhe e besimit ndaj Bullgarisë si një destinacion turistik i sigurt", thuhet në qëndrimin e organizatës.
FOTO: Pixabay
Në letër propozohet ndërmarrja e masave konkrete, ndër të cilat:
- forcimi i kontrollit të vazhdueshëm në arteriet kryesore rrugore, veçanërisht në drejtimet me trafik intensiv turistik;
- rritja e pranisë së dukshme policore me efekt parandalues;
vendosja më e shpejtë e sistemeve inteligjente për kontrollin e shpejtësisë;
- analiza e segmenteve me rrezik në itineraret turistike;
- krijimi i një mekanizmi për dialog të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe sektorit turistik për çështjet e sigurisë.
Redaktoi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski