MUZIKË

Artikull

Muzikantë ndërkombëtarë përshëndetën Jazz Fest-in nga maja Todorka

Premte, 31 Korrik 2026, 12:23

Muzikantë ndërkombëtarë përshëndetën Jazz Fest-in nga maja Todorka

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më shumë se 40 muzikantë të rinj nga dhjetë kombësi zgjodhën një mënyrë të pazakontë për të përshëndetur fillimin e edicionit të 29-të të “Bansko Jazz Fest”, i cili nis në mbrëmjen e 31 korrikut në qytetin turistik të Bansko-s.

Nisma i përket Orkestrës Simfonike “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore të Manheim-it, e përbërë nga dhjetëra talente të rеja nga e gjithë Evropa, dhe është mbështetur nga Bashkia e Bansko-s.

Me instrumentet në shpinë, duke përdorur teleferikun dhe duke ecur në këmbë, të rinjtë u ngjitën në majën Todorka për të sjellë muzikën nga mali drejt festivalit të ardhshëm të xhazit në Bansko dhe për të përcjellë mesazhin se muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit.

Përballë panoramës mbresëlënëse që shpalosej përreth, muzikantët interpretuan vepra të muzikës klasike. Në prag të festivalit në Bansko, maja Todorka u mbush gjithashtu me tingujt e standardeve të njohura të xhazit, transmeton BTA.


Mësoni më shumë për Banskon nga arkivi i Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva