Artikull
Bullgaria mori afro 900 milionë euro nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë
Premte 31 Korrik 2026 17:03
Premte, 31 Korrik 2026, 17:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian i akordoi Bullgarisë 896 milionë euro në kuadër të kërkesës së katërt për pagesë nga Mekanizmi për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Brukseli vlerësoi përmbushjen e një sërë objektivash dhe etapash kyçe të parashikuara në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi nga Brukseli korrespondentja jonë Angelina Piskova.
Pagesa e sotme vjen pas kërkesës së katërt të Bullgarisë për financim në vlerën e 1,1 miliardë eurove, të paraqitur më 2 prill. Ajo u miratua pjesërisht nga Komisioni Evropian më 18 qershor.
Pagesa pasqyron përparimin e Bullgarisë në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe në përmirësimin e mjedisit të biznesit, përfshirë masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit.
Komisioni vëren gjithashtu tre angazhime të papërmbushura në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës. Ato lidhen me reformat në transportin publik, sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe mbështetjen për kulturën.
Pjesa e mbetur e fondeve do të disbursohet pasi këto angazhime të jenë përmbushur.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva