LAJME

Artikull

Centrali bërthamor “Kozlloduj” do të vazhdojë të funksionojë

Hënë, 3 Gusht 2026, 08:45

Centrali bërthamor “Kozlloduj” do të vazhdojë të funksionojë

FOTO: Ministria e Energjisë

Madhësia e shkronjave

Dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Kozlloduj” vazhdojnë të punojnë me ngarkesën e planifikuar, pavarësisht niveleve rekord të ulëta të lumit Danub, njoftoi Ministria e Energjisë në një informacion të përditësuar për mediat. Nga ministria theksojnë se niveli i ulët i Danubit tashmë ka çuar në ndalimin e centralit bërthamor hungarez “Paks” dhe po krijon vështirësi edhe për centrale bërthamore në shtete të tjera.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, nëse ruhet ritmi mesatar i uljes së nivelit të lumit i vërejtur gjatë javës së kaluar, nuk pritet të jetë e nevojshme një reduktim i ndjeshëm i kapacitetit prodhues të centralit bërthamor “Kozlloduy” të paktën gjatë 3 javëve të ardhshme.

Ministria e Energjisë thekson se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për informimin në kohë të institucioneve bullgare dhe për sigurimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të marrëveshjeve për menaxhimin dhe përdorimin e ujërave të lumit Danub. Po mbahet kontakt i vazhdueshëm në nivelin më të lartë me autoritetet në Serbi dhe Rumani.

 

Redaktoi: Ivo Ianov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva