Artikull
Vazhdon të jetë i ngarkuar trafiku në pikat kufitare nga Evropa drejt Turqisë
Hënë 3 Gusht 2026 09:03
Hënë, 3 Gusht 2026, 09:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv në
pikën kufitare “Kapitan Andreevo” për automjetet e lehta dhe ato të mallrave që
hyjnë në Turqi, njoftuan nga Policia Kufitare. Në pikën kufitare “Kallotina”,
trafiku është i dendur për automjetet e lehta që hyjnë nga Serbia.
Në fillim të javës, kalimi
nëpër pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut
dhe Rumaninë është normal. Në pikën kufitare “Kullata” drejt Greqisë gjithashtu
ka fluks të shtuar të automjeteve të lehta.
Nga e hëna, 3 gusht, në pikën kufitare “Kırklareli Dereköy - Malko Tërnovo” mes Bullgarisë dhe Turqisë do të lejohet kalimi në të dy drejtimet i automjeteve të lehta tregtare për transport mallrash me peshë deri në 3.5 tonë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Tregtisë së Turqisë, të cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ianov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva