Artikull
BNB hedh në qarkullim një monedhë të re argjendi koleksionuese prej 10 eurosh
Hënë 3 Gusht 2026 11:45
Hënë, 3 Gusht 2026, 11:45
FOTO: BNB
Madhësia e shkronjave
Banka Kombëtare e
Bullgarisë (BNB) hedh në qarkullim një monedhë argjendi koleksionuese me temë
“Manastiri i Shpërfytyrimit” (Preobrazhenski), me vlerë nominale 10 euro,
emetimi i vitit 2026, nga seria “Kishat dhe manastiret bullgare”.
Çmimi i monedhës në
momentin e hedhjes në qarkullim është 132 euro (258.17 leva). Tirazhi i saj
është 5000 copë dhe do të mund të blihet duke filluar nga 3 gushti, e hënë.
Në anën e përparme të monedhës është paraqitur një imazh i stilizuar i afreskut të Zahari Zografit “Rrota e Jetës”, që ndodhet në “Manastirin e Shpërfytyrimit”. Në gjysmërrethin në të djathtë është shkruar mbishkrimi “BANKA KOMBËTARE BULLGARE”, i ndarë nga një rreth me pika, ndërsa poshtë njëra-tjetrës janë vendosur viti i emetimit “2026”, emblema e BNB-së me vitin “1879” në shirit, si dhe vlera nominale “10 EURO”, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ianov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva