Artikull
Parashikimi i motit për 4 gusht 2026
Është lëshuar kod i verdhë për mot të nxehtë në 20 rajone të vendit
Hënë 3 Gusht 2026 19:25
Hënë, 3 Gusht 2026, 19:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9°C në Smoljan deri në 21°C në Jamboll. Në Sofje pritet të jenë 16°C. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite në zonat e ulëta do të jetë i nxehtë. Do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht mbi rajonet lindore dhe malore, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 32°C deri në 38°C. Vlera më të ulëta do të regjistrohen përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Në kryeqytet temperatura do të arrijë rreth 33°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në bregdetin jugor erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 29°C deri në 32°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 28°C, ndërsa në 2000 metra rreth 20°C.
Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por mundësia për reshje është e vogël. Era do të jetë e lehtë, ndërsa pasdite përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të fryjë erë mesatare nga verilindja.
Redaktoi: Ivo Ianov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva