SPORT

Artikull

Bullgaria kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Evropian të Bejsbollit

Hënë, 3 Gusht 2026, 15:23

Bullgaria kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Evropian të Bejsbollit

FOTO: Facebook /Bulgarian Baseball Softball Federation

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja e meshkujve e Bullgarisë në bejsboll u kualifikua për Kampionatin Evropian. Bullgarët fituan turneun kualifikues të Grupit B, i cili u zhvillua në Bllagoevgrad nga 27 korriku deri më 1 gusht. Në ndeshjen vendimtare, Bullgaria u përball me Slloveninë dhe fitoi me rezultatin 13:7.

Ndeshjet u zhvilluan në stadiumin "Porter Park", i vetmi impiant sportiv në Bullgari dhe në Evropën Juglindore që plotëson standardet për organizimin e garave ndërkombëtare të bejsbollit të këtij niveli, shkruan portali sportiv Sportal.bg.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova