KULTURË

Artikull

Një roman bullgar i fantazisë fitoi çmimin evropian për debutim

Hënë, 3 Gusht 2026, 17:56

Një roman bullgar i fantazisë fitoi çmimin evropian për debutim

FOTO: ciela.com

Madhësia e shkronjave

Romani bullgar i fantazisë "Diellthyesit", i autores Vida Dellçeva, fitoi çmimin evropian për debutim Chrysalis. Lajmin e bëri të ditur vetë autorja nga Parisi përmes rrjeteve sociale.

Çmimi jepet në kuadër të Kongresit Evropian të përvitshëm të Letërsisë Fantastiko-Shkencore dhe Fantazisë, i organizuar nga Shoqata Evropiane e Letërsisë Fantastiko-Shkencore (European Science Fiction Society). "Diellthyesit" ishte kandidatura e Bullgarisë për këtë vlerësim.

Romani i çon lexuesit në një botë të mbushur me krijesa të folklorit bullgar, si karakonxhuj, shtojzovalle dhe dragonj, ndërsa paralelisht trajton përballjen me demonët e brendshëm. Udhëtimi drejt Botës së Poshtme ndërthur humorin me tema si detyra, miqësia dhe ajo pjesë e vogël errësire që fshihet brenda secilit prej nesh.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova