Artikull
Bashkëthemeluesi i vizionit modern kompjuterik 3D bëhet pjesë e INSAIT
Hënë 3 Gusht 2026 18:57
Hënë, 3 Gusht 2026, 18:57
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Një nga shkencëtarët më me ndikim në botë në fushën e robotikës dhe vizionit kompjuterik i bashkohet INSAIT. Prof. Mark Pollefeys do të punojë së bashku me studiuesit e Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në projekte novatore në këto fusha strategjike, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë.
Zhvillimet e prof. Pollefeys kanë qenë në themel të një sërë arritjesh teknologjike botërore, ndër të cilat droni i parë autonom i drejtuar përmes vizionit kompjuterik, teknologjitë e realitetit të shtuar në funksionin Google Maps Live View, si edhe të tjera.
Ai është gjithashtu krijuesi i disa prej mjeteve me burim të hapur (open source) më të përdorura në fushën e vizionit kompjuterik – COLMAP, i cili përdoret për krijimin e modeleve të sakta 3D nga fotografitë, dhe LightGlue, një teknologji për njohjen dhe përputhjen e shpejtë të imazheve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #teknologji
- #vizion kompjuterik
- #dron
- #robotikë
- #vizion kompjuterik 3D
- #INSAIT
- #Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski"
- #Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski"
- #Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji
- #arritje teknologjike
- #dron autonom
- #teknologji të realitetit