Artikull
Varna mirëpret Festivalin e parë Ndërkombëtar të Muzikës Kishtare
Martë 4 Gusht 2026 04:22
Martë, 4 Gusht 2026, 04:22
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Më 4 dhe 5 gusht, Teatri Veror i qytetit bregdetar të Varnës do të mirëpresë edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kishtare "Shën Hyjlindësja Portaitisa". Aktiviteti do të mbledhë disa nga interpretuesit më të njohur të muzikës shpirtërore ortodokse nga Bullgaria, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Libani.
Emri i festivalit – "Shën Hyjlindësja Portaitisa" – është zgjedhur në nder të Hyjlindëses së Tërëshenjtë, mbrojtëses qiellore të Varnës. Ikona e saj "Portaitisa" ("Rojtarja e Portave") simbolizon mbrojtjen shpirtërore, shpresën dhe mikpritjen me të cilat qyteti pret vizitorët dhe pjesëmarrësit.
Të dy koncertet do të jenë me hyrje të lirë, njofton Mitropolia e Shenjtë e Varnës dhe Veliki Presllavit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova