KULTURË

Artikull

Grafika të piktorit Francisco de Goya ekspozohen në Sofje

Martë, 4 Gusht 2026, 05:02

Grafika të piktorit Francisco de Goya ekspozohen në Sofje

FOTO: nationalgallery.bg

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë me 21 grafika të piktorit spanjoll Francisco de Goya(1746–1828), pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Bullgarisë, hapet në Galerinë "Kuadrat 500" në Sofje. Ekspozita "Francisco de Goya. Ëndrra të arsyes së zgjuar" hapet më 4 gusht dhe do të jetë e hapur për vizitorët deri më 21 tetor. Veprat paraqesin zhvillimin artistik të Gojas, nga gravurat e tij të hershme, të ndikuara nga stili i Diego Velaskesit, deri te veprat e tij më të arrira, ku ai shfaqet si një vëzhgues i mprehtë i shoqërisë, që rikrijon përmes artit të tij ngjarje të errëta dhe karaktere njerëzore komplekse.

Grafika të piktorit Francisco de Goya ekspozohen në Sofje

FOTO: nationalgallery.bg

Në ekspozitë është përfshirë edhe një vepër e piktorit surrealist spanjoll Salvador Dali (1904–1989), kushtuar Gojas dhe ciklit të famshëm të gravurave "Kapriçot".

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova