Martë 4 Gusht 2026 13:55
Martë, 4 Gusht 2026, 13:55
FOTO: YouTube / Jeni Lecheva
Madhësia e shkronjave
Po aq e talentuar në skenë, kur aktron, kërcen, këndon apo shkruan libra për fëmijë, Zheni Leçeva prezanton këngën e saj më të re, me titull "Vetëm për ne".
Pas publikimit të singlit të saj të parë solo "Ortek" ("Llavina"), Zheni i shprehu bashkëshortit të saj, Ivan Leçev, dëshirën për të realizuar një këngë më ritmike, me më shumë energji dhe atmosferë, në prag të verës. Ai e lidhi atë me ekipin që shkroi "Vetëm për ne" posaçërisht për Zhenin.
FOTO: YouTube / Jeni Lecheva
Dëshira
e Zhenit për dëgjuesit është që të kenë momentet më të rëndësishme vetëm për
veten e tyre, mes njerëzve më të afërt, sepse ato janë më të çmuarat dhe pa to
nuk mund të ecim përpara.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva