Artikull
MPJ: Teherani e ka shtyrë për 24 ditë një bisedë të kërkuar nga Sofja
Martë 4 Gusht 2026 08:37
Martë, 4 Gusht 2026, 08:37
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Biseda me Ministrin e
Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Abbas Araghchi, ishte
iniciuar nga pala bullgare, e cila kishte paraqitur propozimin për zhvillimin e
saj që më 6 korrik. Për shkak të mospërputhjes së agjendave të dy ministrave,
ajo u realizua më 30 korrik. Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për
BTA-në, pas një kërkese për informacion lidhur me raportimin e televizionit
shtetëror iranian IRIB, sipas të cilit brenda 24 orësh Bullgaria, Mbretëria e
Bashkuar dhe Ukraina i kishin thënë Iranit se “nuk do të bëhen pjesë e luftës”.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme në Teheran, Esmaeil Baghaei, këto
shtete i kishin ndërmarrë vetë kontaktet diplomatike me Iranin.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme sqarojnë se pas bisedës së zhvilluar më 30 korrik nuk është zhvilluar asnjë bisedë tjetër. Dialogu i drejtpërdrejtë është një instrument themelor i diplomacisë dhe kontribuon në ruajtjen e kanaleve të hapura të komunikimit. Kjo nuk duhet të interpretohet si diçka jashtë praktikës së zakonshme diplomatike, theksuan gjithashtu nga ministria.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva