Artikull
Qarkullim i rënduar i automjeteve në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”
Martë 4 Gusht 2026 09:16
Martë, 4 Gusht 2026, 09:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i dendur në
pikën kufitare “Kallotina” me Serbinë në hyrje për automjetet e lehta, si edhe
në pikën “Kapitan Andreevo” në hyrje dhe dalje për automjetet e lehta dhe
mjetet e rënda nga dhe drejt Turqisë. Kalimi në pikat dhe vendkalimet kufitare
me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë po zhvillohet normalisht për këtë
periudhë të vitit, njoftojnë nga Policia Kufitare. Për shkak të nivelit të ulët
të ujit në Danub, i vetmi traget që vazhdon të operojë mes Bullgarisë dhe
Rumanisë është ai ndërmjet qyteteve Silistra dhe Călărași.
Për shkak të temperaturave
të larta të pritshme, në periudhën nga 4 deri më 6 gusht, nga ora 13:00 deri në
21:00, policia do të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda mbi 20 ton në
rrugën Vidin-Vraca, si edhe në autostradat “Trakia”, “Marica”, “Hemus”,
“Struma” dhe “Evropa”.
Gjatë tri netëve radhazi, nga 4 deri më 7 gusht, do të kryhen punime pastrimi në nyjën rrugore “Daskallovo” në autostradën “Struma”, pranë Pernikut. Punimet do të fillojnë në orën 21:00 të datës 4 gusht dhe do të zgjasin deri në orën 04:00. Lëvizja do të kufizohet në mënyrë të pjesshme dhe sipas fazave në korsitë e brendshme dhe të jashtme, si edhe në degëzimet lidhëse të nyjës rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva